Nga nesër fillojnë aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të USHT-së.
Manifestimet për shënimit të 20 vjetorit të themelimit të USHT-së, fillojnë gjatë ditës së nesërme (15.12.2014, ora 09.00), me Turnirin në futboll të vogël, në mes ekipeve, nga të gjitha fakultetet e USHT-së. Turniri do të zhvillohet në Sallën e Shkollës së mesme të Mjekeësisë.
Në ora 13.30, do të mbahet Krosi tradicional studentor, prej te ish Restorant Mema, deri tek Rektorati i USHT-së. Pas përfundimit të Krosit, do të ndahen Kupat për fituesit në futboll të vogel dhe në kros.
Ndërsa Fakulteti Juridik, me datë 15.12.2014, me fillim në ora 11.00, në Hotel “Stone Bridge” në Shkup, do të organizojë Debat publik, lidhur me propozimin e Qeverisë së RM, për ndryshimin e Stemës së Republikës së Maqedonisë.
Në Debat, dpo të marrin pjesë historian nga vendi, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë.














