Çfar thotë Kim Mehmeti për mosmarveshjet në BDI? - tetova1.com

Çfar thotë Kim Mehmeti për mosmarveshjet në BDI?


kimmehmeti
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Dec 15, 2014





Mosmarvëshjet e fundit në BDI për çështjen e stemës i ka komentuar edhe publicisti Kim Mehmeti. Në faqen e tij në facebook Mehmeti shkruan:
“Mediat raportojnë se kryetari i BDI-së këmbëngulë që partia e tij ta mbështetë stemën e re të Maqedonisë me luanin në të. Dhe ç’mund të thotë njeriu lidhur me këtë, përpos të shtojë se tempullit të injorancës politike që kanë ngritur kryesuesit e BDI-së, do i qëndronte shumë bukur flamuri me luanin në të. Do i qëndronte bukur ngaqë më në fund do zyrtarizohej ajo që dihet: se BDI-ja shqiptare vepron si degë e VMRO-DPMNE-së dhe se tani për tani, kjo parti dhe kryetari i saj, i janë përkushtuar misionit të kryeministrit maqedonas – ta rilindë e ta fuqizojë boshtin kurrizor etnik maqedonas! Por duke e deshqiptarizuar Maqedoninë!”

/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net