Gjoba për qytetarët që nuk respektojnë ligjin për mbeturina
Frigoriferët, kompjuterët ose lavatriçet e vjetra, pas vitit të ri nuk do mund t’i lini afër kontejnerëve. Me ndryshimet e reja ligjore, kompania, ku qytetari do të blejë aparatin e ri, gjatë dorëzimit të tij në shtëpi, do mund të marrë aparatin e vjetër që nuk i duhet më qytetarit.
“Me këtë ligj qytetarët do të mund ta japin aparatin e vjetër gjatë blerjes së të riut. Të marrin të ri, ndërsa japin të vjetrin. Kompanitë janë të obliguara ta marrin dhe në ligj qëndron, një për një”, tha Marijanço Damevski, Shoqata për menaxhim me mbeturina.
Më pas, kompanitë duhet që t’i trajtojnë në mënyrë përkatëse mbeturinat.
“Mbeturina e rrezikshme përfundon tek recikluesit. Ata sipas ligjit dhe licencës kanë për obligim ta trajtojnë atë do të thotë, nëse mund të riciklohet në Maqedoni. Nëse jo, atëherë eksportohet”, u shpreh Vllado Momirovski, kryetar i shoqatës për mbetje dytësore.
Për të gjithë ata që nuk do e respektojnë ligjin, shteti parashikon gjoba të larta për ndërmarrjet, ndërsa për qytetarët që do të hedhin mbeturina të tilla të rrezikshme, gjoba është 60 euro.
“Së pari do të parandalohen subjektet juridike që nuk kanë vepruar sipas ligjit, pas kësaj iu jepet afat që ta tejkalojnë problemin, kështu që nëse nuk veprojnë më tej sipas ligjit, do të kenë gjobë”, u shpreh Ana Maznevska Karanfilovska, Ministria e Ambientit Jetësor.
Në tregun vendor në vit hyjnë rreth 27 mijë ton aparate elektrike dhe elektronike. Nga Ministria e Ekologjisë presin që fillimisht, të grumbullojnë rreth 4 kilogram mbeturina elektrike për banor, ndërsa pas vitit 2020 të grumbullohen vetëm gjysmë kilogrami. Pritet që deri atëherë, ndërgjegjja e qytetarëve të jetë rritur. Ndërkohë, do duhej të grumbullohen aparatet e vjetra që qytetarët i ruajnë prej vitesh nëpër bodrume. Nga gjithsej 457 ndërmarrje që prodhojnë ose importojnë aparate elektrike, deri tani vetëm 90 e tyre kanë lidhur kontrata për grumbullimin e mbeturinave. Verica Pavlloska









