Rinia e Lëvizjes BESA ua dhuron nga një stemë me luan funksionarëve të lartë të BDI-së (FOTO) - tetova1.com

Rinia e Lëvizjes BESA ua dhuron nga një stemë me luan funksionarëve të lartë të BDI-së (FOTO)


besastema
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Dec 15, 2014





‘Dhuratat’ e përgatitura nga rinia e BESA për Ali Ahmetin, Musa Xhaferin dhe Ministrat e BDI-së ishin këto…
Në vazhdim ju përcjellim pres - konferencën e plotë nga rinia e Lëvizjes BESA:
Sot, ne rinia e Lëvizjes BESA, ju kemi ftuar me një rast të veçantë. Dëshirojmë ta festojmë luanin e ri shqiptar, që Bashkimi Demokratik për Integrim ia ka imponuar partnerit të tij të koalicionit, pra VMRO-DPMNE-së. Aq më shumë na gëzon fakti që ky luan shqiptar tash e tutje do të jetë edhe stemë e Republikës së Maqedonisë.
Prandaj, duke u gjendur në një moment kaq historik për shqiptarët e Maqedonisë, por besoj edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, kur një simbol puro-shqiptar arritëm ta bëjmë stemë shtetërore, dëshirojmë që për këtë t’i falënderojmë ata që ishin më meritorët për këtë sukses – ministrat shqiptarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe liderin e BDI-së, z. Ali Ahmetin.
Për këtë qëllim në shenjë mirënjohjeje për këtë nder që këta ministra dhe kjo parti ua bënë shqiptarëve, ne – rinia e Lëvizjes BESA do t’ia dorëzojmë secilit nga ministrat shqiptarë nga një stemë të re me luanin shqiptar, që me to t’i stolisin zyrat e tyre, ndërsa luanët më të mëdhenj shqiptarë do t’ua dorëzojmë Luanëve të Shqiptarisë, z. Ali Ahmetit dhe z. Musa Xhaferit. Këto peshqeshe do t’ua dorëzojmë atyre sot, ndërsa urojmë që gjithmonë t’i stolisin zyrat e tyre.
Po ashtu ju njoftojmë se, pasi ta votojnë në Parlament, dhurata të këtilla do t’u japim edhe deputetëve shqiptarë.
Me këtë rast ne si rini e BESËS nuk mund të mos e shprehim edhe admirimin e madh që kemi për këto figura, andaj i bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës që ta krijojë një çmim nacional me emrin “Luani i Shqiptarisë Ali Ahmeti”, i cili çdo vit do t’u dorëzohet veprimtarëve shqiptarë me arritje të larta patriotike, ndërsa për këtë vit propozojmë që ky çmim t’i ndahet ministrit Adnan Jashari.
Në fund zyrtarët e BDI-së si luana i përshëndesim me vargjet e një kënge që ata shumë e duan, ndërsa titullohet “Të formoi Enver Hoxha”:

Të formoi Enver Hoxha,
Parti e Punës, lule
luaneshë e luftrave,
me themele prej marksizmit,
yll drite i leninizmit,
në udhë të komunizmit!
Ju faleminderit shumë për këtë nder!

besastenma

 

besastema1

besastame2 besastame3

besastema

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net