Tetovë: Shtëpia ndëshkuesë për të mitur horror i vërtet, fëmijët keqtrajtohen seksualisht
|
Një fëmijë i sëmur nga verdhëza, tjetri nga sëmundja e lëkurës- zgjebja, asnjë fëmijë nuk është vaksinuar nga sëmundjet infektive, në kuzhinë punojnë punëtor që nuk kanë libreza sanitare, këto janë vetëm disa nga tmerret që janë konstatuar nga ana e Avokatit të Popullit, Ixhet Mehmeti gjatë vizitës në shtëpinë ndëshkuese-edukuese për të mitur në Tetovë që është realizuar në prill të këtij vit.
Sipas të dhënave të Ombudsmanit, menjëherë pas publikimit të informatave për keqtrajtimin seksual të të miturve në shtëpin ndëshkuese-edukuese në Tetovë, zyra e tij mori masat e nevojshme për hetimin e rastit dhe arriti në konfirmimin e dyshimeve për gjendjen e tmerrueshme në këtë institucion ku vuajnë dënimin fëmijët e mitur.
Rasti në Tetovë nuk është një përjashtim ose rast i vetëm. Ne çdo vit pranojmë parashtresa për keqtrajtimin e të burgosurve brenda qelive të institucioneve penetenciare”, thonë nga zyra e Avokati i Popullit, Ixhet Memeti .










