Zeqiri: Ministri i Arsimit përjashton USHT-në nga studimet e doktoraturës?
|
Qeveria me propozim masa të reja me ndryshimet e Ligjit mbi arsimin e lartë, përjashton USHT-në nga studimet e doktoraturës, shkruan profesori universitar Izert Zeqiri në facebook.
“Sipas këtyre reformave, ndryshimeve studime të doktoraturës do të ketë vetëm në pesë Universitete në Maqedoni sipas listës së Shangait. Studentët në studime të doktoraturës mundë të regjistrohen vetëm në Universitetet që janë të ranguara sipas listës së Shangait që nënkupton vetëm në pesë vendet e para. Që do të thotë se studime të doktoraturës do të ketë vetëm në Universitetin “Shën Kirili e Metodij” në Shkup, Universitetin Goce Delçev në Shtip, Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Universitetin e Ohrit “Shën Apostol Pavle” dhe Universitetin “Klimend Ohridski” në Manastir. Pas Ligjit për nënpunës administrativ që përjashton studentët e USHT-së nga punësimet e ardhëshme në administratë shtetërore për shkakë të rangimit, kjo masë është padrejtësija e dytë që i shkaktohet USHT-së nga qeverisja aktuale konkretishtë nga Ministri i Arsimit-kuadër i BDI-së”, përfundon komenti i profesor Izet Zeqirit në facebook.
/tetova1/










