‘Ali Ahmeti u zu me presh në dorë!’ - tetova1.com

‘Ali Ahmeti u zu me presh në dorë!’


ali-ahmeti-nikola-gruevski-565x284
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Dec 16, 2014





Publicisti Nazif Zejnullahu i ka komentuar zhvillimet e fundit në mbledhjen e BDI-së që është mbajtur për stemën, e ku thuhet se kanë shpërthyer pakënaqësi të mëdha në rradhët e funksionarëve të lartë të BDI-së, pasi stemën prej ‘Luani’ e ka përkrahur fuqimisht Ali Ahmeti.

“‘Ali Ahmeti u zu me presh në dorë!’ Bashkëpartiakët, me gratë në krye, e kanë zënë me presh në dorë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, në krimin e parafundit - stemën komitare. Ai ka nënshkruar një letër me Nikolla Gruevskin, për t’i sjellë sërish sovjetikët - pra, jo për t’i larguar ata nga shenjat e shtetësisë së Shkupit, siç thuhet në komunikatën e manipuluar integriste nga mbledhja e djeshme e Kryesisë. Pas “suksesit”, duke mos e përkrahur BE-në në sanksionet kundër Rusisë, Shkupi ka gjasa që të jetë i përgatitur për mediacionin moskovit në zgjidhjen e “çështjes së emrit” me Greqinë, të cilën gjë e ka përmendur edhe analisti amerikan Umberto Paskali. Pra, “nxitimi” për të bërë stemën nuk e ka për qëllim dobësimin e BDI-së, siç u tha nga disa analistë shqiptarë, por për t’i sjellë rusët këtu, me ose pa “Përroin jugor”. Por, në BDI ka dhe njerëz të mirë dhe ata duhet t’i thonë “ndal” korrupsionit të paparë, në vazhdimësi, të Ali Ahmetit dhe sejmenëve të tij. Ora shqiptare po troket”, - shkruan Zejnullahu.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net