Biznismenët me forcë iu marrin rrogën K-15 puntorëve - tetova1.com

Biznismenët me forcë iu marrin rrogën K-15 puntorëve


paree
Kategoria: Ekonomi

Postuar më: Tue, Dec 16, 2014





Kryetari i Shoqatës së Sindikatave të Maqedonisë, Xhivko Mitrevski do të ngrenë padi ndaj punëdhënësve të firmave që nuk e paguajnë regresin e pushimit vjetor që quhet ndryshe si K-15.

“ Apelojmë që punëdhënësit të paguajnë regresin e pushimit vjetor në afatin ligjor, pasi procesi gjyqësor do te jetë shumë i shtrenjtë edhe atë 22 mijë denar për punëtor”-është shprehur mes tjerash, kryetari i sindikalistëve, Xhivko Mitrevski.

Deri në sindikatë kanë ardhur ankesa nga punëtorët se punëdhënësi ka kërkuar që parat që do t’ja lëshoj në bankë për K-15 , ky i fundit t’ia kthen.

Sipas të dhënave të Sindikatës gati 70 përqind e punëdhënësve e kanë paguar regresin e rrogave të punëtorëve.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net