Ish-shefi i Sigurimit Sekret Bullgar u arratis në Maqedoni?
Mediet bullgare raportojnë se ish-drejtori i Shërbimit Sekret bullgar është arratisur në Maqedoni. Mediet bullgare i referohen burimeve pranë shërbimit bullgar për Siguri Kombëtare.
Petko Sertov, ish-drejtor i Shërbimit Sekret, dyshohet se ka kaluar në Maqedoni nëpërmjet pikës kufitare “Zlatarevo”.Dyshimet bazohen te xhirimet e kamerave rrugore, që kanë regjistruar makinën e ish-spiunit duke lëvizur në drejtim të pikës kufitare me Maqedoninë.
Zhdukja e ish-kreut të shërbimit sekret ka bërë bujë në Bullgari. Hetimet tregojnë se muajt e fundit ai ka tërhequr nga llogaria bankare shuma të mëdha parash.
Mediet e atjeshme shkruajnë se zhdukja e tij e mistershme përbën rrezik për sigurinë kombëtare, sepse ai duke qenë shef i shërbimit sekret ka qenë në dijeni të shumë sekreteve.







