Kush është vajza me Shpat Kasapin?
|
Këngëtari shqiptar, tetovari Shpat Kasapi, i cili konsiderohet si njëri nga yjet vendore më të kërkuar në trevat shqiptare, pikërisht nga gjinia femërore dhe i cili ishte në një lidhje të gjatë më modelen dhe këngëtaren, Afërdita Dreshaj, së fundmi është parë bashkë me këngëtaren dhe bukuroshen nga Shqipëria, Sheila Haxhiraj.
Këta të fundit përmes një fotografie e cila po qarkullohen në rrjetet sociale po shihen shumë afër njëri-tjetrit. Mirëpo nuk është konfirmuar nëse ata janë në një lidhje apo nëse po planifikojnë të bëjnë ndonjë këngë së bashku.











