Argëtim Asani : Jam mirë dhe shëndoshë, nuk isha në spital - tetova1.com

Argëtim Asani : Jam mirë dhe shëndoshë, nuk isha në spital


argetim-ali
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Dec 17, 2014





Zv/drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike, Argëtim Asani në një deklaratë për mediat e vendit demanton informatën që ka përfunduar në spital, pas përleshjes së mbrëmshme të klaneve brenda BDI-së së Strugës.
Ai thotë që është shëndosh e mirë dhe nuk ka qenë i involvuar në këtë incident, duke mos mohuar që ka qenë në mbledhjen e mbrëmshme.
“Janë thashetheme, unë jam mirë dhe shëndoshë. Informata se kam përfunduar në spital nuk është e vërtetë“ - thotë Asani.
Megjithatë, mbrëmë në Strugë ka pasur rrahje, këtë e konfirmoi kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta i cili u shpreh se pas fillimit të përleshjeve në këtë degë mbledhja është ndërprerë.
“Kuvendi i fundit zgjedhor Struga 1, proceset filluan shumë mirë. U zgjodh kryesia. Në fazën kur bëhej zgjedhja e njërit prej kandidatëve për kryetar të Këshillit Vendor ndodhi incidenti dhe u ndërpre mbledhja. Pat shtyrje dhe unë e ndërpreva zgjedhjen. Sa filluan shtyrjet e ndërpreva zgjedhjen”, deklaroi Nevzat Bejta, koordinator për njësinë e 5t-ë zgjedhore.
Sherri ka plasur gjatë mbledhjes së Këshillit Vendor 1 të Degës së Strugës mes dy grupeve që synojnë të marrin udhëheqjen e Degës, njëri i udhëhequr nga Arben Llabënishti e tjetri nga Ramiz Merko. Gjatë përleshjes janë shkëmbyer grushte dhe goditje me telefona celularë, ndërsa më keq e ka pësuar zv/drejtori Hasani, i afërt me deputetin Ramiz Merko. Pas fillimit të përleshjeve, mbledhja është ndërprerë nga kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net