Nga qershori 2015, roaming më i lirë
|
Nga qershori i vitit të ardhshëm, qytetarët mund të presin çmime më të lira për telefonatat me jashtë dhe tarifat e romingut. Lajmi mësohet nga burime brenda Ministrisë për Shoqëri Informatike. Sipas informacioneve, vendimi me të cilin do të përcaktohet dinamika e uljes së çmimeve duhet të miratohet deri në shkurt të vitit të ardhshëm, si dhe pas debatit publik për të. Pritet që ulja e çmimeve të ndodhë para fillimit të pushimeve verore. Ndërkohë në Kuvend gjenden ndryshimet ligjore të domosdoshme për realizimin në praktikë të kësaj mase.
“Veprohet sipas marrëveshjes për uljen e çmimeve të shërbimeve në roming, të cilën Maqedonia, më 29 shtator të këtij vitit e nënshkroi në Budva, me ministrat e telekomunikacionit të Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë. Këto janë kryesisht ndryshime të ligjit”, tha Marta Tomovska Arsovska, zv/ministre e shoqërisë informatike.
Me këto ndryshime ligjore, Agjencisë për Komunikime Elektronike i jepet e drejta që t’u përcaktojë operatorëve celularë, çmimet maksimale të shërbimeve që ofrojnë në roaming, për abonentët nga vendet me të cilat Maqedonia ka nënshkruar marrëveshjen për uljen e çmimeve. Marrëveshja përfshin 4 vende ballkanike, Maqedoni, Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe ka të bëjë për telefonatat, mesazhet si dhe internetin.










