Provim shtetëror edhe për hoxhallarët dhe priftërinjtë - tetova1.com

Provim shtetëror edhe për hoxhallarët dhe priftërinjtë


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Dec 17, 2014





Provimit shtetëror do ti nënshtrohen edhe hoxhallarët dhe priftërinjtë ortodoks që studiojnë në Fakultetin e Shkencave Islame dhe Fakultetin e Shkencave Krishtere ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Shkup. Nga Fakulteti i Shkencave Islame thonë se ende nuk e kanë marrë zyrtarisht propozimin e Qeverisë për ndryshim në Ligjin për Arsim të Lartë, por thonë se ata i përkrahin të gjitha reformat që ndërmerr Ministria e Arsimit dhe Shkencës. “Parimisht ne pajtohemi me çdo reformë të qëndrueshme e cila është në dobi të ngritjes së cilësisë së arsimimit dhe edukimit në Republikën e Maqedonisë, por për këtë çështje ne ende nuk kemi qëndrim të ndërtuar lidhur me këtë çështje, mbetet të shohim mënyrën dhe materien se si ata planifikojnë ta realizojnë provimin shtetëror dhe më pas ne do të kemi qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje”, tha Fahrudin Ebibi, dekan i Fakultetit të Shkencave Islame. Ndërkohë nga Fakulteti i Shkencave Krishtere ‘Shën Klimenti i Ohrit’ i cili ka status të anëtarit më të ri të Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodij’ në Shkup, thonë se janë pro idesë së MASH-it që të përmirësoj Ligjin për Arsim të Lartë, por kujtojnë ata se në njëfarë forme, vetë ata edhe ashtu organizojnë Provim Shtetëror.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net