Sela uron USHT-në për 20 vjetor - tetova1.com

Sela uron USHT-në për 20 vjetor


usht1994
Kategoria: Lajme

Postuar më: Wed, Dec 17, 2014





Si sot 20 vjet më parë, pas shumë përpjekjesh e sakrificash, gjak të derdhur e jetë të humbura, hapi dyert Universiteti i Tetovës. Me hapjen e këtij universiteti , populli shqiptar vendosi standarde të reja jo vetëm sa i përket të drejtës për t’u arsimuar në gjuhën amtare, por edhe sa i përket aspektit demokratik të këtij procesi. Shqiptarët me pushtetin e arsyes dhe jo me arsyen e pushtetit, treguan se demokracia nuk eshte nje ideal librash, por një proces i vazhdueshëm.
Si rrallë herë vullneti politik i shqiptarëve mori karakter të pastër , etik dhe me një rëndësi jetike për gjeneratat që do të pasonin.

Shqiptarët me fanatizëm duhet ta ruajnë këtë tempull të dijes ashtu siç e ruajtën dhe e kultivuan njëkohë misionarët e arsimit shqip në fundshekullin e XX-të.
Është detyrë e jona që këtë t’ua trashëgojmë gjeneratave të ardhshme, që edhe ato të kuptojnë rëndësinë, ta ndiejnë nevojën dhe ta jetësojnë amanetin e të gjithë atyre që sakrifikuan edhe jetën për ditë më të mira për popullin shqiptar, në çdo fushë të jetës.

Universiteti i Tetovës është simbol i demokracisë, rezistencës e vullnetit politik të shumë njerëzve. Universiteti i Tetovës është një shenjë. Universiteti i Tetovës është një flamur.
E gëzofshim përjetë!

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net