Tensione para MASH-it, Ademi i shmanget ballafaqimit me studentët - tetova1.com

Tensione para MASH-it, Ademi i shmanget ballafaqimit me studentët


ademii
Kategoria: Arsim

Postuar më: Wed, Dec 17, 2014





Studentët tentuan të pengojnë debatin mbi provimin shtetëror, mes drejtuesve të ministrisë së arsimit dhe dekanëve të fakulteteve pedagogjike Debati fillimisht i paralajmëruar që të mbahet në hapësirat e fakultetit pedagogjik, por lokacioni u ndryshua pas informatave se studentët tentojnë të pengojnë mbajtjen e tij. Debati më pas u zhvillua në Ministrinë e Arsimit. Plenumi studentor bllokoi hyrjen në Ministri, por studentët nuk u lejuan të hyjnë brenda

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi tha se lokacionin e debatit e kanë ndërruar për shkak të paralajmërimeve se studentë do të hyjnë me forcë brenda.

Edhe profesorët të cilët shprehën dëshirë për pjesëmarrje në debat, thanë se ministri i i arsimit Ademi frikësohet nga argumentet, prandaj vendos të mbajë debat me dyer të mbyllura.

Nga Ministria e Arsimit paralajmëruan se debate me dekanët e fakulteteve do të mbahen në të gjitha Universitetet në vend. Ndërkohë studentët janë kategorikisht kundër provimit shtetëror, duke paralajmëruar madje edhe protesta të reja. Pavarësisht kësaj, Ministria e Arsimit dhe Qeveria këmbëngulin në provimin shtetëror duke punuar intensivisht në këtë drejtim. Adrian Kerimi

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net