Ali Ahmeti në Gostivar: BDI-në kanë punuar ta vrasin - tetova1.com

Ali Ahmeti në Gostivar: BDI-në kanë punuar ta vrasin


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Dec 18, 2014





Qerpiku nuk na dridhet. BDI-ja nuk do të shuhet pavarësisht se këtë e dëshirojnë kundërshtarët politik. Kështu ka deklaruar kryetar i BDI-së, Aliu Ahmeti në kuvendin zgjedhor të degës partiake në Gostivar. Sipas tij, pavarësisht tendencave të shumta në këto 13 vite për ta shkatërruar BDI-në, kjo nuk do të ndodh meqë siç tha ai kjo parti është formuar në një kohë historike. Megjithatë Ahmeti në këtë kuvend nuk foli për propozimin për stemën e re e cila ka shkaktuar reagime edhe brenda partisë së tij.

“BDI luftohet nga të gjitha anët dhe këtë nuk e them që ju të jeni më të mobilizuar dhe nuk e them që të çoj porosi te të gjithë kundërshtarët tanë politik po mos harrojmë se kemi edhe armiq politik, për dikë jemi pengesë e ekzistencës dhe mbijetesës së BDI-së që për 13 vite radhazi nuk kanë heshtur as heshtat as mekanizmat dhe kanë vënë në lëvizje çdo mekanizëm për të shuar BDI…Unë shfrytëzoj rastin nga ky kuvend t’i porosis të gjithë ata që për 12-13 vite me radhë kanë punuar për të vrarë BDI-në, nuk mund ta bëjnë”, deklaroi Ali ahmeti, kryetar i BDI-së.

Sipas tij të gjitha partitë politike duhet të garojnë me projekte dhe në mënyrë transparente. Dy komunitetet më të mëdha pavarësisht të kaluarës së hidhur duhet të punojnë bashkërisht që ajo të mos përsëritet. Partnerët e koalicionit qeverisës zgjidhen nga votuesit e jo nga partitë politike, ka thënë Ahmeti. Ai ka ftuar edhe komunitetet tjera të ngritin zërin dhe të mos veprojnë si hiena. Krye i BDI-së ka ripërsëritur qëndrimin se alternativë e vetme dhe garanci e vetme për paqe dhe stabilitet është anëtarësimi në strukturat euroatlantike. Ndryshe kryetari i degës së BDI-së në Gostivarit është rizgjedhur, Nevzat Bejta. Gjyltene Rexhallari

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net