Avangardizmi Leninist dhe “Koalicioni Kombëtar
Vigjilent Leka
Duke qenë dëshmitarë se situata reale e krijuar në vend, sidomos në taborin shqipëtar, na shpien drejtë një avangardizmi leninist(sistemi një-partiak), domosdoshmërisht lind nevoja për krijimin e një “koalicioni kombëtar” gjithpërfshirës.
Në sistemin një-partiak, një parti e vetme gëzon monopolin e pushtetit nëpërmjet përjashtimit të gjithë partive tjera(me mjete politike dhe kushtetuese) dhe atyre që karakterizohen nga lufta konkurruese mes një numri partish. Për shkak se partitë monopoliste nuk kanë ndonjë efikasitet por ekzistojnë si qeveri të përhershme, pa asnjë mekanizëm (vetëm një grusht shteti apo revolucion) nëpërmjet të cilit ato mund të largohen nga pushteti, ato zhvillojnë pa dallim një marrëdhënie të konsoliduar me aparatin shtetëror.
Kjo u lejon qeverive të tilla të kalsifikohen si “përfaqsime një-partiake”, teksa mekanizmi i tyre shihet si një aparat i shkrirë “parti-shtet”
Gjithsesi dallohen dy lloe të ndryshme sistemesh një-partiake:
Lloji i parë paraqitet në regjimet shtetërore socialiste, ku partitë komuniste”qeverisëse” kanë drejtuar dhe kontrolluar praktikisht të gjitha institucionet dhe aspektet shoqërore.
Këto lloj partish i nënshtrohen një disipline të fortë ideologjike, në përputhje me parimet e Marksizëm-Leninizmit, dhe kanë organizim të brendshëm shumë të strukturuar në të njejtën linjë me parimet e centralizmit demokratik.
Justifikimi për monopolin partiak të pushtetit dhe mbikëqyrjen e institucioneve shtetërore e shoqërore qëndron në pretendimin e Leninit se partia vepron si “pararoja e proletariatit”.
Ky sistem ngjason pikërisht me monopolin e VMRO-BDI, që funksionojnë si një tërësi, dhe tash e sa vite mundohen të eleminojnë partitë tjera konkurruese opozitare.
LLoji i dytë i sistemit një-partiak lidhet me nacionalizmin anti-kolonialist dhe konsolidimin e shtetit në vendet në zhvillim dhe që më së shumti ështe prezent në shtetet e Afrikës.
Zgjidhja ideale për të dalë nga ky sistem do të ishte krijimi i koalicionit kombëtar gjithëpërfshirës.
“KOALICIONI KOMBËTAR”
Koalicioni është bashkimi i aktorëve politik rivalë, që realizohet qoftë falë frikës ndaj një rreziku të përbashkët, qoftë falë ndërgjegjësimit të palëve se nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre nëse veprojnë të ndarë. Koalicionet elektorale janë aleanca me anë të së cilave partitë bien dakord të mos konkurojnë kundër njëra-tjetrës me pikësynim shtimin e
përfaqësimit të tyre. Një “koalicion i madh” apo “koalicion kombëtar” përfshin të gjithë partitë kryesore opozitare, por ato zakonisht formohen vetëm në raste krizash kombëtare apo gjendjesh ekonomike kritike.Kriza të tilla në të cilat gjendemi sot. Këtu vlen të theksohet se bashkimi i opozites në këtë koalicion kombëtar duhet të përjashton mundësinë e bashkpunimit me një parti opozitare fiktive që realisht është marionetë e qeverisë.





