Tensione në Luboten mes banorëve dhe policisë - tetova1.com

Tensione në Luboten mes banorëve dhe policisë


Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Enj, Dhj 18, 2014





Banorët e fshatit Luboten të Shkupit në këto momente janë mbledhur dhe po protestojnë për shkak se policët kanë hyrë dhe po bëjnë kontrolle në shtëpinë e banorit Xh. I.

Ky banor i fshatit ishte kapur nga policia derisa po e transortonte një sasi duhani në rrugën Shkup-Tetovë. Kjo ka bërë që më pas policët ta bastisin shtëpinë e tij.

Por ky veprim ka shkaktuar pakënaqësinë e banorëve tjerë, të cilët janë mbledhur në afërsi të shtëpisë ku po bëhet bastisja, ka thënë një banor për portalin SHENJA.

Siç shprehen ata, kultivimi i duhanit është ekzistenca e vetme e tyre për të cilën punojnë gjatë gjithë verës. /SHENJA/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net