Ky është stoli im!
Behar Osmani
Po të flasë për një stol studenti, do të ishte mjaftë i vështirë përshkrimi se në çfarë rethanash gjendet dhe përjeton ai, por une do të flasë për një stol krejtësisht tjetër, për një stol “përallor”, për një stol i cili nga një njeri i zakonshëm dhe i dashur tek populli, të deformon apo të transformon në një makinë, në një përbindësh, në një “njeri” që nuk të njeh as rethi yt i ngushtë.
Për të arritur deri tek ky stol “mbretërorë” , duhet punë e palodhshme , punë pa limit kohe , si: rrahja që është një gjë mjaftë normale , dhe vrasja që është kulmi i çmendurisë totale.
Këto gjëra janë aplikuar tek ne shumë kohë më parë, apo fillimet e saj i gjejmë që nga historia e largët , me të vetmin qellim që të arrihen interesat dhe qëllimet e tyre të caktuara.
Ne si popull, potikanët (pushtetarët) tanë , i kemi futur në këtë stol të gjithë bashkë, sepse ka vend për të gjithë , mirëpo ata nuk e dinë shkakun se pse janë aty , por e dinë vetëm shkakun e tyre, “që të bëhen ata që nuk ishin dje”.
Politikanëve dhe deputetëve tanë , as që u bje ndër mend se profesioni i politikanit apo udheheqësit është nga më të ngatëruarit , i cili kërkon jo vetëm militantizëm dhe besnikëri , por edhe njohuri të gjëra.
Nuk mendoj se duhet të ngremë “paradigmën maksimale” , që politikani të jetë shkencëtar. Natyrisht jo , por nuk mund të pranoj se roli i tij profesionist është i pamundur të realizohet pa njohuri të renditura , sistematike , nga politologjia , filozofia , për të kuptuar dimensionet e politikës apo politikbërjes si profesion.
Njohurit dhe njohja e shkencave shoqërore , janë ndoshta nga më të domosdoshmet për të arritur deri tek stoli i dëshiruar.
Politika apo politikbërja nga pushtetarët tanë , është lodhur , është një politikë që i ka skaduar afati i përdorimit. Pse them kështu?
Sepse pushteti duhet të meret me politika më të vogla që “nuk mundet t’i realizoj” , por jo me poltika të mëdha që nuk mundet as të ëndëroj realizimin e tyre.
Loja që bëhet me kartën e nacionalitetit , është pikërisht ajo që hamend popullin tonë , ajo të cilin pushtetarët defakto i dërgon në stol më gjatë, mirëpo popullin dejure e dërgon në shkatërim.
Pikërisht kjo e ushqen mentalitetin e deformuar publik tek njeriu i thjesht , që të mendoje në mënyre sempliste se çdo politikan pavarsisht nga përkatsia ngjyrore dhe pozicioni dikotomik, në të majtë apo në të djathtë , është në të gjitha rastet “forcë pushteti” dhe politika konsiderohet e heshtur si “mjet që sjell privilegj apo dobi” , ndërsa qytetari fatkeqësisht ngelet vetëm objekt , mjet me të cilën politikani bën politike.
Çfarë po ndodhë me ju or pushtetar?
Po i ngjani më shumë njeriut të iluminuar apo kafshës së demokratizuar? Të këqijat dhe gabimet e juaja, çdo ditë e më shumë po shtohen dhe nuk po ia arrim të izolohemi nga ato. Mos e infektoni popullin me të metat dhe gabimet tuaja dhe deshirën e flakt për stol.
Mjaftë më me gabime dhe mos i mbroni ato , largohuni nga dëshirat dhe gabimet e tilla dhe kujtojeni se djallin s’e ka bërë djall gabimi , por kokfortësia për ta mbrojtur atë.





