Polici nga Tetova plaçkit mërgimtarët - tetova1.com

Polici nga Tetova plaçkit mërgimtarët


Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Die, Dhj 21, 2014





Bëhet fjalë për policin tetovar T.XH.(37) kundër të cilit janë ngritur padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa Gjykata themelore në Tetovë, i ka caktuar edhe një masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Sipas padisë, ai ka kryer keqpërdorimin e detyrës zyrtare të premten në mbrëmje në autostradën Shkup-Tetovë. Polici është vozitur në rrugë duke kërkuar viktima. Rreth orës 20:30 ka hasur në një automobil me tagra gjermane dhe i ka sinjalizuar për t`u ndaluar. Duke pasur uniformën zyrtare ka filluar që ta pyes shoferin dhe pastaj ta kontrolloj bagazhin e tij. Prej ulëseve të pasme, ku ka qenë vajza e shoferit, ka marr dy torba në të cilat ka pasur tri ora dore, dy telefona mobil, zbukurime të ndryshme ari, ku vlera e përgjithshme e tyre llogaritet rreth 700 euro. Pa dhënë sqarime i ka marr të njëjtat, i ka vendosur në automobilin e tij dhe ka ikur.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net