Besir Demiri vishet ‘kuqezi’
|
Mesfushori 20 vjeçar vjen nga skuadra e KF Shkupit, ndërsa është edhe anëtarë standard në përfaqësuesen U 21 të Maqedonisë.
Shkëndija angazhon përforcimin e parë për vitin e ardhshëm, duke firmosur kontratë dy vjeçare me futbollistin e talentuar Besir Demirin. Bëhet fjalë për mesfushorë polivalent, 20 vjeçar që vjen nga skuadra e KF Shkupit, ndërsa është edhe anëtar standard në përfaqësuesen U 21 të Maqedonisë. Menaxhmenti sportiv i Shkëndijës ka kohë që është duke ndjekur paraqitjet e Demirit dhe angazhimi i tij ishte një prej prioriteteve në drejtim të planeve afatgjate të ekipit.









