Cilët janë 6 profesorët shqiptar që nënshkruan “ultimatumin” dërguar Gruevskit? - tetova1.com

Cilët janë 6 profesorët shqiptar që nënshkruan “ultimatumin” dërguar Gruevskit?


gruevski
Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Dec 23, 2014





Rreth 110 profesorë me emër e mbiemër janë nënshkruar në letrën me anë të së cilës informojnë Qeverinë dhe kryeministrin Nikola Gruevski se nëse nuk tërhiqet provimin shtetëror, ‘atëherë do të përballet me rezistencë të fortë në gjitha sferat akademike dhe qytetare’.
Në këtë letër “ultimatum” janë nënshkruar edhe 6 shqiptarë që janë pjesë e jetës akademike në Maqedoni. Dhe ata janë:
Zemri Elezi-profesor
Artan Sadiku-asistent
Sefer Tairi - docent
Hasan Jashari-profesor
Krenare Nevzati-profesoresh
Kushtrim Bekteshi-asistent
Profesorët alarmojnë në atë se me ndryshimet e fundit, apo me provimin shtetëror, Qeveria ka prekur ne autonominë e Universiteteve.
Ndërkohë që Plenumi studentor, për të premten në ora 14:00 ka caktuar protestën e tretë për të cilën organizatorët thonë se presin që të jetë më masiv se deri tani.
/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net