Demolohet shtabi i BDI-së në Çair
Shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim I cili gjendet në rrugën Resenska në Komunën e Çairit, është demoluar.
Lexuesit e rregullt të Agjencisë së Lajmeve sq.kurir.mk kanë dërguar këtë informacion së bashku me fotografin e cila tregon se shtabi I BDI në Çair është i demoluar pothuajse tërësisht.
Pasi kemi marrë këtë informacion ne kemi kërkuar që të bimë në kontakt me personin në fjalë për të ditë diçka më shumë rreth rastit në fjalë, por I njëjtit ka qenë I pa kapshëm për redaksinë tonë, vetëm se ka kërkuar që ai të mbetet anonim.
Ky nuk është rasti I vetëm kur demolohen shtabet e BDI-së në Çair, sepse kohë më parë të njëjtin fat e kishte përjetuar edhe Selia e BDI-së në Çair./sq.kurir.mk






