Dobërdoll, lëndohet 9 vjeçari në oborrin e shtëpisë
|
Një fëmijë i moshës nëntëvjeçare nga fshati Dobërdoll, është lënduar rëndë nga një fatkeqësi të ndodhur në oborrin familjar. Të hënën në orët e pasditës, 9 vjeçari ka dashur të mbyll derën hyrëse të oborrit të shtëpisë, por fatkeqësisht dera prej metali ka dal nga korniza duke rënë mbi fëmijën. Për pasojë fëmija është lënduar rëndë. Sipas informatave të familjarëve, 9 vjeçari ka pësuar në këmbën e djathtë me fraktura të shtypura. Fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gostivarit, pro pas ndihmës së parë mjekësore, për shkak të lëndimeve serioze, është transferuar në kirurgjinë e fëmijëve në Shkup. Pas njoftimit rreth rastit, organet e rendit kanë dal në vendngjarje dhe kanë kryer inspektimin e nevojshëm. Punohet në zbardhjen e detaleve që shkaktuan incidentin me pasoja të rënda për fëmijën e moshës dyvjeçare.















