Pagat në arsim, sindikata kërcënohet me grevë
|
Nëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 31 dhjetor nuk përgjigjet në kërkesat e SASHK-ut, të gjithë të punësuarit në Institucionet arsimore do të hynë në grevë duke bojkotuar në këtë mënyrë procesin arsimor. Kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës Jakim Nedelkovski tha se që nga shtatori e deri tani Ministria e Arsimit i ka lënë peng pa asnjë përgjigje konkrete për kërkesat e parashtruara lidhur me pagën minimale, dënimet ndaj mësuesve, dhe shumë probleme të tjera që ngërthehen në ligjin për arsim fillor dhe atë mesëm.
“Nëse deri më 31 dhjetor nëse SASH-u nuk arrin të deri tek rezultatet e dëshiruara me anë të bisedimeve, atëherë do të ri aktivizohet vendimi i lënë në pushim për grevë të përgjithshme. Nuk është me rëndësi se kur do të jetë sepse ne qëndrojmë fuqishëm në vendimin tonë se ky vendim ligjor është i pa pranueshëm dhe pavarësisht se kur ne sigurisht se do të ndërmarrin masat e parapara me statutin tonë”, u shpreh Jakim Nedellkov, kryetari i SASHK-ut.
Në mbështetje të kërkesave të SASHK-ut doli edhe Konfederata Evropiane e Sindikatave të Arsimit të cilët gjithashtu kritikojnë ndryshimet në ligjin për arsim të mesëm dhe fillor. Branimir Shtrukel tha se Qeveria nuk ka kulturë të dialogut social, por vetëm pret që vendimet tashmë të mara të saj të miratohen nga mësuesit.
“Unë nuk njoh asnjë shtet në Europë ku testimi ekstern do të prekte pagat e profesorëve, dhe ku ata do të dënoheshin për vlerësimin e tyre të gabuar. Unë nuk kam dëgjuar diçka të tillë askund. Këtu kam parë se Qeveria pret që punonjësit e arsimit thjeshtë ti pranojnë kërkesat dhe rregullat e Qeverisë. Kjo nuk është princip i dialogut social i cili parasheh barazi tek personat në bisedime. Madje edhe liderët tanë në Bruksel kanë problem të komunikojnë me ministrat e Qeverisë së Maqedonisë. Është shumë rëndë të zhvillohet dialog normal me ta”, tha Branimir Shtrukel, Nënkryetar i “Konfederatës Evropiane të Sindikatave të Arsimit”.
Por ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi mohon të ketë anashkalim të SASHK-ut. Sipas tij, grupet punuese janë vazhdimisht në rrjedha me kërkesat e punonjësve arsimorë, dhe do të dilet me qëndrim ditëve në vazhdim.
“Për momentin nuk mund të flasim se janë pranuar apo jo pasi që ende nuk janë përmbyllur bisedimet pasi që siç thashë ditëve në vijim do të takohemi me kryesinë e SASHK-ut dhe do ti prezantojmë pozicionet përfundimtare të ministrisë që ende nuk i kemi bërë publike dhe kështu që nuk mund të konstatojmë se janë pranuar apo janë refuzuar”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i Arsimit.
Sindikalistët në shtator të këtij viti kishin marrë vendim për pezullimin e grevës, pas bisedimeve që kishin realizuar me ministrin e Arsimit Ademi dhe pas premtimeve të marra nga vet ai për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve. Ferikan Iljazi










