Shikoni si është “asfaltuar” rruga në Çair
|
E pabesueshme por e vërtetë. Kjo është rrugica me emrin “Mesta 48” në Serovë të Çairit në Shkup e cila këtyre ditëve është “asfaltuar”. Fotografia tregon më së miri se si tallen ndërmarrjet përgjegjëse në vendbanimet shqiptare dhe këto marrëzira kalojnë pa u ndëshkuar nga askush. Për këtë foto do të vdisnin së qeshuri edhe në shtetet më të varfëra të Afrikës e lëre më në pjesët tjera të botës.
Qytetarët janë tepër të revoltuar me atë se si punohet në Çair të Shkupit. Ata madje thonë se këso gjëra nuk kanë parë asnjëhertë në jetën e tyre pos në lagjen e tyre, për fat të keq.
“Unë mendoj se ky është turpi më i madh që kanë mundur të bëjnë deri më tani, pasi që këtë nuk e kam parë asnjëherë në jetë dhe shpresoj të mos e shoh më një gjë tgë tillë. Kjo nuk mund të ndodh as në Afrikë e lere më tek ne që llogaritemi një shtet që synon të jetë pjesë e Evropës së civilizuar. E pashë se si e kishin rregulluar një rrugë në lagjen Karposh trë Shkupit, ishte shumë bukur e zbukuruar, kurse tek ne në Çair, komuna ende merremi me rrugica jot ë asfaltuara, bile të arnuara ku një shi nëse bie i gjithë uji dhe asfalti do të hyjë nëpër bodruymet e shtëpuvë përreth”, deklaroi për Almakos, Fatime Memeti, e cila jeton pikërisht në afërsi të kësaj rrugice, në Çair.
Lidhur me këtë me një koment kanë reaguar edhe nga Nisma qytetare “Duam Çair të pastër”.
“E kanë bërë më keq! Kur të bie shiu tani lirisht futet te shtëpitë e këtyre banorëve në këtë rrugë! Përpara së paku me gropa ka pasur pengesa shiu të depërton lirshëm në shtëpitë e këtyre banorëve edhe pse sigurisht se edhe atëherë shiu ka bërë kërdinë! Lagja Serovë njihet si një ndër lagjet më të goditura kur bie shiu!”, thuhet në komentin e DÇP.











