100 mijë liket e Teuta Arifit - tetova1.com

100 mijë liket e Teuta Arifit


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Dhj 26, 2014





Kryetarja e Komunës së Tetovës ,Teuta Arifi e vlerëson si të suksesshëm këtë vit,ndërsa dy vitet në këtë post i ka cilësuar si vite të suksesshme duke përmendur kështu një sërë projektesh të realizuara si, asfaltim rrugësh, ndriçim publik, dhënie lejesh ndërtimi dhe projekte tjera në dobi të qytetarëve.

Duke i rradhitur sukseset e Komunës ajo ka përmendur edhe një fakt interesant dhe qesharak siç është ky: “Vetëm me rastin e 28 Nëntorit, faqja jonë kishte mbi 100 000 pëlqime dhe u radhit qyteti i parë sa i përket estetikës së festimit të një feste kombëtare” Ndërkohë që ka lënë pa faleminderuar të gjithë ata fotograf që kanë bërë fotot në mënyrë vullnetare dhe komuna i ka shfrytëzuar.
“Ne kemi arritur që brenda një viti të bëjmë ndryshimet tona sa i përket rrjetit infrastrukturor, rrjetit të rrugëve, stabilizimit të procesit tek ndërmarrja dhe komuna jonë, standardeve në procesin arsimor. Ishte ky vit kur për herë të parë ishim shumë strikt në implementimin e kritereve të regjistrimit në shkollat e mesme” tha Teuta Arifi.

Megjithatë qytetarët ende janë në dilemë se a ishte një vit i suksesshëm apo i dështimit për komunën e Tetovës, pasi qyteti ende nuk ka të rregulluar rrjetin e ujësjellësit, ka probleme me parkingjet, komunikacioni i dendur, rrugë me gropa etj.

Si e komentoni ju të nderuar lexues vitin që po lëmë pas për Komunën e Tetovës?

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net