Musa Xhaferi viziton vetëm ata që i shkojnë për shtati
|
Zv.kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi di të jetë edhe kundër vendimit të partisë së tij kur bëhet fjalë për inate personale, njofton Tetova1
Në vazhdën e takimeve mes përfaqësuesve të BDI-së, atyre të pushtetit ekzekutiv dhe lokal, një delegacion ministror ka qëndruar për vizitë në Komunën e Kërçovës ku kryetar është Fatmir Dehari, e që zv.kryeministri Musa Xhaferi e anashkaloi njëjtë si komunën e Likovës ku udhëheq Sadulla Duraku.
Musa Xhaferi dje nuk vizitoi Sadulla Durakun, pasi i pari u akuzua nga kreu i Likovës për anashkalim të këtij rajoni, ndërsa sot ka anashkaluar edhe Fatmir Deharin.
Siç mëson portali Tetova1.com, Musa Xhaferi nuk qëndron mirë me kreun e Komunës së Kërçovës pasi ai është në grupin e Hazbi Likës, me të cilin i dyti i qeverisë nuk qëndron mirë. Fatmir Dehari ka qenë shpesh i anashkaluar nga qeveria duke mos i lëshuar mjete sa u detyrua që të kërkoj ndihmë nga mërgimtarët për nxemjen e shkollave në Kërçovë.
Sa për ironi, Musa Xhaferi gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në takimin me kreun e Gostivarit dhe sot në takimin me kreun e komunës së Bogovinës.
Ku e merr këtë forcë Musa Xhaferi për të shkuar kundër aktiviteteve të parapara nga partia e tij, dhe a do ti tërhiqet vërejtja nga kryetari Ahmeti ngelet të shihet. /Tetova1/







