Asnjë zgjidhje për shkollën e Sellcës - tetova1.com

Asnjë zgjidhje për shkollën e Sellcës


Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Dhj 27, 2014





Ende asnjë zgjidhje konkrete lidhur me caktimin e lokacionit për ndërtimin e shkollës në fshatin Sellcë të Tetovës. Projekti paraprak, i nisur 14 vjet më parë ka mbetur në fazën e karabinasë, për shkak të rrëshqitjes së dheut, ndërsa kompania që ka kryer punimet nuk e kishte marrë parasysh një gjë të tillë. Çështja tashmë për bllokuar edhe për shkak të procedurës hetimore nga ana e Prokurorisë. Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi, i pyetur për projektin konkret është amnistuar duke thënë se puna e dikasterit të rij, është përfunduar.

“Jemi në komunikim me komunën e Tetovës e cila do duhet ta gjej lokacionin dhe më kanë njoftuar se lokacioni është i caktuar dhe po ashtu do duhet të përgatisin projektet dhe dokumentacionin tjetër shtesë. Në momentin që kjo do jetë e gatshme, atëherë mund të themi se mund ta përkrahim projektin për ndërtimin e një shkolle të re në fshatin Sellcë. Për fat të keq shkolla e filluar para ca vitesh nuk mundë të vazhdoj të ndërtohet shkaku i mos respektimit të projektit dhe shkaku i mos kryerjes së analizave gjeo-mekanike të dheut”, tha Abdilaqim Ademi. Ministër i Arsimit.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi nuk deklaroi qartë nëse lokacioni për ndërtimin e shkollës së fshatit Sellcë është gjetur vërtetë.

“Komuna e Tetovës me shpejtësi të madhe është duke i bërë kushtet e planifikimit duke pasur parasysh faktin që ajo zonë është jashtë rajonit ndërtimor dhe ne shumë shpejt do i përfundojmë kushtet e planifikimit dhe në bazë të asaj Ministria do mundet menjëherë të vazhdojë nëse e ka buxhetin për ta ecur projektin sa më shpejt”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

300 nxënësit e shkollës “Rilindja” të fshatit Sellcë të Tetovës vazhdojnë të mësojnë në kushte të mjerueshme, në një objekt të ndërtuar në vitet 1940, pa instalime elektrike, pa higjienë, pa kushte dhe hapësira mësimore, si dhe pa sallë sportive. Bashkim Sulejmani

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net