Statuja e re që nxiti mospajtime për të kaluarën në Maqedoni - tetova1.com

Statuja e re që nxiti mospajtime për të kaluarën në Maqedoni


Kategoria: Opinione

Postuar më: Sht, Dhj 27, 2014





Shkruan:Albert Ramadani

Harrojeni shamatën që u bë me Greqinë në lidhje me Aleksandrin. Tani maqedonasit kanë hyrë në telashe me monumentet që u ngjajnë apo që janë ngritur për të përkujtuar figura historike të lidhura me Bullgarinë.

Arsyeja për këtë çështje është statuja e ngritur e një kalorësi që i ngjan Todor Aleksandrovit, një figure kontroverse në historinë e Maqedonisë.

Sipas disa historianeve maqedonas,ai ishte armiku më i madh i popullit maqedonas, po edhe te moshuarit maqedonas nuk e dëshirojn ta shohin ket statuj apo ket surrat siq e thojn.

Kjo statujë e financuar nga Ministria e Kulturës dhe e ngritur nga komuna Kisela Voda në Shkup gjatë muajit qershor, i ka zënë ballinat e të gjitha gazetave për disa ditë dhe ka shkaktuar përçarje të fuqishme të opinionit publik.

Çështja nëse Aleksandrovi ka qenë hero maqedonas apo bullgar dhe kush e ka miratuar ngritjen e një statuje të tij janë shndërruar në tema të nxehta në vend, duke shtyrë anash për një kohë problemet afatgjata me Greqinë lidhur me atë se cili vend “i ka në pronë” heronjtë e mëdhenj të epokës klasike, përfshirë Aleksandrin e Madh.

Edhe pse kjo statujë zyrtarisht quhet “Kalorësi revolucionar maqedonas”, shumica e njerëzve nuk kanë kurrfarë dyshimi se ajo ka pasur për qëllim që t’i ngjajë Aleksandrovit, një anëtari tejet të rëndësishëm të Organizatës Revolucionare të Brendshme të Maqedonisë nga koha e Perandorisë Osmane – VMRO.

Kjo organizatë klandestine ka luftuar për pavarësinë e Maqedonisë nga pushtimi osman, por më vonë u nda mes atyre që kërkonin një shtet të pavarur maqedonas dhe atyre që lirinë e tyre nga Perandoria Osmane e shihnin vetëm si një trampolinë për bashkim me Bullgarinë.
Gjatë pesë dekadave të Jugosllavisë socialiste, e më pas edhe pas pavarësimit të Maqedonisë në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, shumica e historianëve e kanë përçmuar figurën e Aleksandrovit për shkak të lidhjeve të ngushta që kishte me Bullgarinë.

Por, që kur partia e qendrës së djathtë e Kryeministrit Nikola Gruevski (VMRO-DPMNE) mori pushtetin në vitin 2006, atmosfera ka ndryshuar dhe tani në kryeqytet një rrugë dhe një urë mbajnë emrin e tij.
Gjatë kësaj periudhe kur partia në pushtet po vazhdon të riemërojë me qindra rrugë të kryeqytetit maqedonas dhe kur po vazhdon që tu ngrejë statuja personave të cilët më parë ishin në ‘listën e zezë’, historianët dhe opinioni publik kanë filluar të ndahen në tabore të kundërta.

Përkrahësit e disa monumenteve të tilla të reja thonë se është koha e duhur për të ndërruar qasjen ndaj historisë së Maqedonisë e cila është duke dominuar që nga viti 1945, kur komunistët jugosllavë morën pushtetin dhe e filtruan tërë historinë përmes perspektivës së tyre.
Kritikët në anën tjetër e akuzojnë partinë në pushtet se po luan me identitetin kombëtar dhe se po i rishkruajnë librat e historisë në mënyrë fare të paskrupullt.

Edhe kundërshtaret e partive politike maqedone jan te pakënaqur, dhe në mënyrë të përsëritur e kan akuzuar qeverinë se po ndjek standarde të dyfishta.
“Përderisa me miliona euro po shpenzohen në monumente të reja, disa prej të cilave i kushtohen figurave kontroverse historike, qeveria nuk po ndien kurrfarë nevoje për të riparuar bustet e vandalizuara të heronjve (partizanëve) të Luftës së Dytë Botërore,” u ankua rishtas .Ajo i referohej bustit të bronztë të disa luftëtarëve partizanë që u vodhën nga një park para më shumë se dhjetë vitesh, e i cili kurrë nuk u zëvendësua.

Ajo nuk mund ta kuptojë përse Ministria e Kulturës, e cila është duke ndarë shuma marramendëse mjetesh për ta realizuar projektin qeveritar të quajtur Shkupi 2014, nuk mund të gjejë fare pak mjete për monumentet tjera.
Disa historianë dhe disa përkrahës të opozitës nuk janë aspak të kënaqur me këto monumente të reja.

Qëndrimet munden dhe do duhej të ndryshojnë, por kjo duhet bërë në bazë të debateve dhe argumenteve shkencore. Në këtë rast, ky proces nuk është duke u udhëhequr nga shkenca po nga politika, gjë që po shkakton edhe më shumë kundërthënie dhe ndarje të thella.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net