Gjendje alarmante në rrugën Kërçov-Ohër (FOTO) - tetova1.com

Gjendje alarmante në rrugën Kërçov-Ohër (FOTO)


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Die, Dhj 28, 2014





Para pak minutash ka arritur kompania NB e cila do ta pastroj rrugën deri në vendin e quatur Presek. Ndërsa të gjithë udhëtarët duhet të kthejnë prap pasi rruga nuk do të pastrohet deri në Strugë.


Dhjetra vetura ende të bllokuara në aksin Kërçovë - Sturgë, “Rrugët e Maqedonisë” ende nuk kanë filluar me pastrimin.

Aksi rrugor Kërçovë Ohër është bllokuar nga të rreshurat e borës, ndërsa atu ndodhen afër 100 vetura të bllokuara për më shumë se shtatë orë. Portali Tetova1.com ka kontaktuar me një nga të bllokuarit në aksin rrugor i cili deklaroi se nga ora 17 nuk kanë mundur të lëvizin më me veturën e tyre. “Jemi nga ora 17 këtu, deri më tani kanë ardhur vetëm polic ndërsa nga “Rrugët e Maqedonisë” ende nuk kanë ardhur. Kemi tentuar ti kontaktojmë për nuk kemi mundur pasi kanë qenë të pakapshëm”.

Dëshmitarët thonë se bora vazhdon ende të bjerë ndërsa gjendja po përkeqësohet edhe më tepër.

“Na është harxhuar karburanti, dhe këtu bënë shumë ftohët” tha dëshmitari nëpërmjetë linjës telefonike.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” thonë se çbllokimi i rrugës do të bëhet gjatë natës së sontme.

/Tetova1.com/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net