Pse votova kundër interesit të 5% të qytetarëve të Komunës së Bërvenicës? - tetova1.com

Pse votova kundër interesit të 5% të qytetarëve të Komunës së Bërvenicës?


Kategoria: Opinione

Postuar më: Die, Dhj 28, 2014





Si qytetar, këshilltarë komunal dhe njohës i rrethanave dhe proceseve socio-ekonomike në Komunën e Bërvenicës, jam thellë i bindur se ky Propozim-buxhet është i fryrë dhe thuajse i pa realizueshëm. Njojuritë dhe përvoja ime pavarësisht se nuk është profesionale më mjafton për të argumentuar se Komuna e Bërvenicës nuk ka kapacitet të realizojë këtë buxhet vjetor.

Thuajse për të gjithë zërat dhe në zërat kam vërejtje serioze të bazuara në fakte dhe argumente të mjaftueshme dhe duke ofruar propozime konkrete. Në këtë propozim-buxhet fatkeqsisht nuk janë paraparë investime kapitale, me theks të veçantë fillimi i ndërtimit të shkollës së re në fshatin Gurguricë dhe vazhdimi i punimeve në shkollën e fshatit Çellopek.

Me gjithë shpresat dhe vullnetin e mirë se gjërat do të ecin përpara projektet e shumëpritura as në vitin 2015 nuk doi të realizohen. Sinqerisht, mundohem që tëarsyetoj kryetarin e Komunës për mosrealizimin e premtimeve,por argumentet që ai ofron, duke fajësuar pushtetin qëndror për mua janë të pamjaftueshme dhe të pajustifikueshme. Rritja e normes së disa shpenzimeve oportune, punësimet e përkohsme, marrëveshjet e shumta kontradiktuese në njërën anë dhe mungesa e mjeteve të pamjaftueshme për shumë veprimtari të cilat janë të lidhura ngushtë me mirëqenien sociale në anën tjetër janë “shenja në rrugë” se ky propozim-buxhet është hartuar dhe do të realizohet mbrapsht dhe në dëm të 95% te qytetarëve të Komunës së Bërvenicës. .

Duke pasur ndërgjegje të pastër, duke respektuar parimet e mia jetësore unë do të votoj kundër. Ritheksoj, se vota ime kundër nuk është e ndikuar nga nate politike dhe interesat e ngushta personale ashtu siç kandodhu rdhe vazhdon të ndodhë me disa këshilltarë “patriotë” dhe “faqëbardhë”. Nëse gjatë rebalansit të buxhetit 2015, ndryshon diçka për të mirën e përgjithshme unë do të jem i gatshëm që ta përkrah. Në fund, rikujtoj dhe inkurajoj kolegët këshilltarë, që të “çlirohen”dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre. Ju falemnderit!

Zejni S. Mazllami, këshilltar nga rradhët e RDK-së

(Pjesë nga fjalimi i Zejni S. Mazllami, këshilltar nga rradhët e RDK-së gjatë disskutimit për buxhetin e Komunës së Bërvenicës për vitin 2015)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net