Tre të plagosur në aksidentin në autostradën Shkup - Tetovë
Tre veta janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Shkup – Tetovë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23.00, në afërsi të Tetovës, kur janë përplasur një makinë e tipit “Mercedes” me targa të Gostivarit dhe makina tjetër “Opel” nga Shkupi. Në këtë aksident kanë pësuar tre udhëtarë të të dyja makinave, por janë jashtë rrezikut për jetë. (INA)




