Shpërthim zjarri në Poroj - FOTO
Sonte në ora 19:10 minuta ka ndodhur një shpërthim i madh zjarri në fshatin Poroj të Tetovës. Fal intervenimit të shpejtë të zjarrëfikësve, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk është përhapur. Zjarrëfikësit kanë intervenuar me 4 automjete dhe 8 persona duke vënë nën kontroll zjarrin.
Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, mirëpo dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi shtalla që është kapluar nga zjarri është djegur tërësisht ndërsa edhe një Lopë nuk ka arritur të mbijetoj.





