Sot filloi sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit - tetova1.com

Sot filloi sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Dec 31, 2014





Me skijim falas për të gjithë vizitorët prej sot filloi sezoni i ri i skijimit në Kodrën e Diellit, informojnë ELEM TURS dhe qendra e skijimit “Kodra e Diellit”.

Prej atje theksojnë se janë zbatuar të gjitha përgatitjet dhe aktivitetet teknike për fillim të papenguar dhe vijim të sezonit të ardhshëm të skijimit, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka përfunduar edhe rregullimi dhe shënimi i shtigjeve ekzistuese.

“Në ski qendrën është vendosur ndriçim i kompletuar në rrugë i cili fillon nga hoteli ‘Kodra e Diellit’ deri te teleferiku Maja e Kaltër, pastaj vazhdon përgjatë ski rrugës dhe teleferikut ‘Jelak i Vogël’ dhe përfundon para manastirit Shën Naumi i Ohrit. Për këtë qëllim, janë vendosur tetë shtylla me çka tërësisht është ndriçuar terreni për skijim gjatë natës. Për hapjen e nesërme të sezonit në funksion do të jenë teleferikët Aerodrom dhe Ge”, thonë nga ELEM TURS.

Theksojnë se nga dita e enjte, 1 janar do të vlejnë çmimet e zakonshme për biletat e teleferikëve. Bileta për tërë ditën do të kushtojë 900 denarë, bileta për gjysmë dite është 600 denarë, ndërsa skijimi i natës do të kushtojë 500 denarë. Për skiatorët e rinj deri në moshën 12 vjeçare biletat do të kushtojnë 400 denarë, ndërsa çmimi i biletës sezonale mbetet 10.000 denarë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net