Mirë se erdhët në Tetovë, qytetin më të helmuar në Evropë
|
” Ne lëvizja EcoGuerilla bashkë me dhjetëra aktivistë, për të përcjellë vitin 2014 sot do vërshojmë rrugët e qytetit për t’iu dhënë qytetarëve tanë këto fletusha që përmbajnë informacion dhe fakte mbi gjendjen e ajrit në Tetovë dhe rrethinë. Të gjithë e dinë kush është fajtori për këtë gjendje. Të gjithë tashmë e kanë vërtetuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në vend që të mbrojë qytetarët e saj, është bërë avokat i korporatave të huaja që i helmojnë qytetarët çdo ditë e çdo natë. Viti 2015 do jetë një vit tjetër përplotë sfida. Një vit ku lufta jonë do duhet të marrë një dimension të ri. Le të bashkohemi që t’a bëjmë 2015-tën vitin vendimtar në këtë luftë. Të bashkohemi që t’i detyrojmë ndotësit të ndalin ndotjen – sepse ne s’e ndalim dot frymëmarrjen. Të bashkohemi sa më shumë e që të shpëtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Ua kemi borxh.Sot dhe këtu, ne – lëvizja EcoGuerilla – i bëjmë thirrje qeverisë që të mos vërë në provë durimin e qytetarëve sepse ai durim ka fund. I bëjmë thirrje qeverisë që të gjejë mekanizmat e duhur për t’i detyruar ndotësit të vënë filtrat – sepse toka jonë, uji jonë dhe ajri jonë – janë burimi i jetës sonë. Lëvizja EcoGuerilla ju bën thirrje dhe të punësuarëve në Jugohrom që t’i bashkohen protestës qytetare, sepse kjo protestë nuk është kundër tyre, por është në të mirën e tyre. Fitorja jonë do jetë fitorja e tyre në rradhë të parë”, tha Arjanit Xhaferi.
Në hyrje të qytetit të Tetovës aktivistët e shoqatës Eko Guerilla kanë vendosurë një shenje të të cilën thuhet “Mirë se erdhët në Tetovë, qytetin më të helmuar në Evropë!”, edhe atë në tre hyrjet e qytetit të tetovës për të kujtuar qytetearë e Tetovës, dhe vizitorët se Tetova është qyteti më i ndotur në Evropë.










