Muhamedi: Politika shqiptare në Maqedoni në kolaps
|
Në Maqedoni ekzistojnë shumë subjekte politike shqiptare, ato nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptar që jetojnë atje.
Analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi deklaroi se përkundër faktit se në Maqedoni ekzistojnë shumë subjekte politike shqiptare, ato nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptar që jetojnë atje.
Sipas tij, edhe lëvizjet e shteteve shqiptare, nuk po bëhen në dobi të shqiptarëve të Maqedonisë.
“Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni po vazhdon të jetë e njëjtë dhe e pa perspektivë për qytetarët që jetojnë atje. Lëvizjet aktuale ndër shqiptare japin shumë pak shpresa për ta tejkaluar kolapsin që i ka përfshirë shqiptarët e Maqedonisë. Lëvizjet aktuale ndër shqiptarë, që bënë nisje vitin e shkuar dhe që janë ende në zierje, duke u mbështetur në analizat e holla që kemi, japin ca fakte se nuk mund të dalin fuqishëm përtej këtyre dy caqeve për dobi të huaj apo për dobi të vetë aktorëve të këtyre lëvizjeve, dhe shumë pak japin shpresa për një shkëputje radikale nga ky kolaps”, vlerëson Muhamedi.
Analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi është një nga analistët e respektuar në Maqedoni, i njohur edhe me botimin e enciklopedisë “Maqedonia shqiptare”, një dëshmi kundër enciklopedisë maqedonase. (INA)















