Tetova qyteti më i ftohtë në Maqedoni gjatë natës së kaluar
Tetova natën e shkuar ka qenë qyteti më i ftohtë, me temperaturë rekord: -19 gradë Celsius. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjikë, temperaturat në të gjitha qytetet kanë qenë disa gradë poshtë zeros.
Më pak ftohtë ka qenë në Gjevgjeli, ku temperatura ka zbritur vetëm në -4 gradë Celsius.
Por nga disa foto që kanë aritur në adres të tetova1.com mund të shihen edhe temepratura prej -23C (Trebosh) deri në -24.5C (Cellopek)
Tabela e qyteteve me temperaturat e natës sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjikë:
Tetovë -19 gradë Celsius
Manastir -18 gradë Celsius
Shkup (Petrovec) -16 gradë Celsius
Shkup (Zajçev Rid) -13 gradë Celsius
Kumanovë -12 gradë Celsius
Ohër -11 gradë Celsius
Strumicë -10 gradë Celsius
Gjevgjeli -4 gradë Celsius.















