UEJL me propozim për avancimin e reformave në arsimin sipëror - tetova1.com

UEJL me propozim për avancimin e reformave në arsimin sipëror


uejl1
Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Jan 2, 2015





Universiteti i Evropës Juglindore propozon që universitetet e Maqedonisë të punojnë sipas programeve më të mira nga SHBA-ja dhe Evropa dhe programeve studimore, të cilat do të jetë kompatibile, respektivisht të ndërmarra nga institucionet arsimore më mirë të renditura në Evropë dhe SHBA.

Për përmirësimin e cilësisë së arsimit sipëror dhe mobilitetit të studimeve dhe kuadrit mësimor në Maqedoni, Universiteti i EJL-së e ofron qasjen e tij për të cilin thekson se ua ka përmirësuar cilësinë, kështu që një pjesë e kuadrit të tyre mësimor tani ligjërohet në universitetet evropiane si viziting-profesorë, ndërsa profesorë nga Evropa dhe SHBA-ja ligjërojnë në UEJL.

“Qëndrojmë në dispozicion nëse vlerësoni se kjo qasje e akreditimit të programeve studimore, të cilat janë kompatibile me universitetet më të mira evropiane do ta përmirësonte gjithë sistemin në arsimin sipëror në RM, si dhe ngritje e mobilitetit të pedagogëve dhe studentëve, të japim kontributin tonë në hartimin e strategjisë për akreditim të programeve mësimore, të cilat do të jenë kompatibile me fakultetet më mirë të ranguara nga fusha e cila u akreditua programi mësimor”, theksojnë nga Universiteti i i EJL-së.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net