BDI mund të fitojë kryetarin e Kuvendit për përkrahjen e stemës prej ‘Luani’?
|
Dorëheqja e deponuar e Ministrit të drejtësisë Adnan Jashari kundër stemës me luan, ka gjasa të shkaktojë një mini rikonstruim qeveritar, njoftojnë për Lajm burime partiake.
Të mëdha janë gjasat që Jashari të shkakrkohet nga posti, kurse në vend të tij resorin e drejtësisë ta udhëheqë kryetari aktual i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Nëse BDI pranon stemën me luan, gjë për të cilën janë të nëdha gjasat, atëherë VMRO do ti shpërblejë integristët me postin e kryetarit të Kuvendit. Tani për tani nuk dihet nëse përvec kryetarit të Kuvendit, BDI do të marrë edhe ndonjë post ministror, për resorin e drejtësisë që do të ja lë VMRO DPMNEsë.
Nëse VMRO dhe BDI merren vesh, ky minirikonstruim qeveritar, do të ndodh deri në fund të janarit, kuptohet nëse deri atëherë “bombat” LSDM-së nuk rrëzojnë qeverinë e Gruevskit./lajmpress/










