Kush e hoqi flamurin shqiptar prej te salla në Poroj (FOTO)
|
Flamuri kombëtar shqiptar i vendosur te salla në fshatin Poroj që prej festës së 28 nëntorit, qëndroi i vendosur aty disa javë.
Ky flamur mbulonte mbishkrimin “Maqedoni-Македонија” që u vendos menjëher pas ndërtimit të sallës.
Por nuk zgjati shumë dhe flamuri kombëtar shqiptarë u hoq dhe përsëri duket mbishkrimi “Maqedoni-Македонија”. Nëse shikohet pak më mirë, duket se flamuri kombëtar shqiptarë është hequr me forcë dhe një pjesë e vogël e flamurit ende qëndron aty ngjitur.
Lind pyetja, kush e hoqi (grisi) flamurin shqiptarë dhe me urdhër të kujt u bë kjo?
/tetova1.com/














