Ramadani: Pasi nuk u bë NATO, BDI do mbjellë sallata - tetova1.com

Ramadani: Pasi nuk u bë NATO, BDI do mbjellë sallata


ramadan-ramadani-20
Kategoria: Lajme

Postuar më: Tue, Jan 13, 2015





Kaluan gjashtë muajt e marrëveshjes së koalicionit VMRO-BDI, ku për shkak të integrimeve në NATO dhe BE, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) bëri kurban edhe gjuhën shqipe. Iku NATO, iku BE-ja shkoi dhe shqipja, shkuan dhe shumë premtime dhe asgjë nuk u realizua.

Analisti Ramadan Ramadani vlerëson se BDI nuk mërzitet shumë për afatet e marrëveshjeve, por për sallatat dhe lulet. Duke ironizuar ai thotë se Pasi nuk u bë NATA, BDI do mbjellë sallata.

“Nuk duket se BDI shumë mërzitet për afatet e agjendave politike pasi ato edhe ashtu nuk kanë qenë të artikuluara, kjo më shumë nga shkaku se funksionimi i saj dhe tani mbijetimi është jopolitik. Por, do gjendet ndonjë muhabet misterioz si mbjellja e sallatave, që do ndihmojë të ketë lëndë për biseda në opinion deri sa vazhdon të mos ketë zgjedhje elektorale në të cilat përfundimisht opozita do arrinte ta demaskon këtë strukturë jopolitike”, deklaroi për “Lajm”, analisti Ramadani.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net