Rushiti: Karikaturat janë imagjinatë, e jo imazh i Profetit - tetova1.com

Rushiti: Karikaturat janë imagjinatë, e jo imazh i Profetit


sulejmanrushiti
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Jan 13, 2015





Ish deputeti Sulejman Rushiti, në profilin e tij në Facebook, sqaroi se Profeti Muhamed e ka ndaluar pikturimin e tij, ndërsa ato që sot paraqiten nëpër karikatura nuk janë imazh i tij, prandaj edhe nuk ka nevojë të reagohet.

“Profeti Muhamed e ka ndaluar pikturimin e imazhit të tij që njerëzit të mos e adhurojnë imazhin e tij si në idhultari. Nuk ka asnjë pikturë të vetme të profetit kështu që askush nuk e di imazhin e tij. Besimtarët e vërtetë e dinë se çdo imazh që mund të pikturohet tani nuk është imazhi i profetit por është imagjinata e autorit dhe kjo është arsyeja pse ata nuk reagojnë.”, theksoi Rushiti.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net