Bombarderi i Bundesligës zbarkon në Tetovë?!
Mahmmadou Idrissou ish-lojtarë i disa klubeve të Bundesligës Gjermane sonte ka arritur në Tetovë së bashku me kryetarin e Shkëndijës, Lulzim Imeri dhe drejtorin sportive Nebi Mustafin. Ata janë parë së bashku në relacionin Dusseldorf-Shkup.
Burimet tona jo-oficiale pohojnë se ky do jetë sulmuesi i ri i Shkëndijës.
Idrissou ka luajtur për disa klube të Bundesligës si Hannover 69, MSV Duisburg, SC Freiburg, Borussia Monchengladbach, Eintracht Frankfurt, Kaiserslautern.
Në karierën e tij ka shënuar mbi 300 gola dhe ka bërë 120 asistime.









