Në Spitalin e Tetovës 5 foshnja të posalindura kanë vdekur gjatë vitit 2014
|
Gjatë vitit 2014 në spitalin e Tetovës kanë vdekur vetëm 5 foshnja të posalindura. Këtë për portalin “tetova1.com” e konfirmon dr.sci Sani Bajrami-pediatër.
“Vdekshmëria e foshnjave të posalindura (neonatale) në Tetovë për vitin 2014 ka qenë 0.20% ose 5 foshnja nga gjithësejt 2 364 foshnje të lindura” deklaron dr Bajrami.
Gjatë ditës së sotme nga Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” u botoa një tekst ku thuhej se vetëm gjatë vitit të fundit (2014) në Tetovë mbi 100 foshnja kanë vdekur nga gratë shtatëzëne shqiptare.
Disa mjekë të kontaktuar nga “Zhurnal” për shkak të reperkusione nga institucionet shtetërore nuk dëshirojnë të publikojnë emrin dhe këta shifra, po pranojnë se shkak kryesor për abortet spontane është ajri tepërt i ndotur në Tetovë.
/tetova1/















