Policia e ndjek për disa orë, shqiptari arrestohet në fshatin Grupçin
|
Policia arriti më në fund të ndalojë një “shofer të çmendur”, pasi e ndoqi pas për disa orë, nën dyshimin se po transportonte emigrantë sirianë.
Shoferi, një 36-vjeçar nga Radolishta e Strugës, arriti të kalojë mes tre makinash të ndaluara të policisë dhe të vazhdonte rrugën i patrembur nga të shtënat e policëve.
Aventura do të merrte fund vetëm në afërsi të fshatit Grupçin, ku policia bllokoi rrugën dhe arrestoi drejtuesin e mjetit.
Në të policia gjeti 12 shtetas sirianë që kishin depërtuar ilegalisht në Maqedoni.










