Populli vuan për bukë, kurse deputetët rrisin rrogat!!! - tetova1.com

Populli vuan për bukë, kurse deputetët rrisin rrogat!!!


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Jan 19, 2015





Hap absurd i deputetëve që të rrisin mëditjet e tyre, në situatë kur me mijëra qytetarë, mezi sigurojnë ekzistencën e tyre. Kështu e cilëson Naser Zyberi vendimin e fuindit për rritjen e mëditjeve të deputetëve. Sipas tij, një hap i tillë flet se sa e papërgjegjshme është elita politike - në një kohë të tillë, të vështirë ekonomike.

Për Lëvizjen për të Drejta Sociale “Lenka”, bëhet fjalë për një vendim tjetër hipokrit të burokracisë qeveritare. Lëvizja konsideron se në kohën kur në qendër të vëmendjes duhet të jenë qytetarët, autoritetet kalojnë madje pa debat publik, vendime për rritje mëditjesh.

“Jemi dëshmitar se si iu shkurtohen të ardhurat atyre që punojnë me honorarë, iu preket rëndë xhepi. Jemi dëshmitarë se si ky shtet nuk ka para për të falimentuarit, të cilët gjithë jetën ia përkushtuan shtetit, dhe nga ana tjetër, arsyetohet se deputetëve duhet t’iu rriten pagat”, tha Dejan Lutovski, Lëvizja për të Drejta Sociale “Lenka”.

Në mungesë të opozitës, deputetët nga koalicioni qeveritar VMRO- DPMNE dhe BDI, votuan vendimin me anë të të cilit iu siguruan mëditje për udhëtimet zyrtare.

Me këtë marrin fund masat e kursimit të miratuara në vitin 2010, kur Qeveria, në vend të gjysmë-mëditjeve, vendosi t’iu paguante zyrtarëve që udhëtonin, nga 35% të mëditjes. Tani kthehet sërish gjysmë mëditja, në kohën kur të gjitha shpenzimet tjera mbulohen nga ana e Kuvendit. Kështu, nëse një deputet udhëton në Shqipëri, në vend të mëditjes 59 euro tani do të ketë 74 euro. Nëse udhëton në Serbi, në vend 77 euro do të ketë 82 euro etj. Ndërkaq dyfish janë shtuar edhe mëditjet për udhëtime drejt Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Vetëm për Afganistanin, në vend të 42 euro, mëditja e marrë do të jetë 116 dollarë. Natasha Stojanovska

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net