Raporti për Trajkovskin, plagjiaturë që kushtoi 160 mijë euro? - tetova1.com

Raporti për Trajkovskin, plagjiaturë që kushtoi 160 mijë euro?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mon, Jan 19, 2015





Autoritetet boshnjake të fluturimeve civile e quajnë raportin e ri për tragjedinë e Trajkovskit, një plagjiaturë të raportit të vitit 2004.

Portali boshnjak “Patria” citon burime të Drejtorisë së Fluturimeve Civile që thonë se raporti i hetuesit Omer Kuliq dhe të ekspertëve ndërkombëtarë, është thjesht një rishikim i raportit të vjetër.

Institucioni vlerëson se raporti i ri nuk përmban asnjë provë të re për shkaqet e tragjedisë dhe thjesht përsërit gjetjet që përmban raporti i vjetër i vitit 2004.

Fluturimet Civile të Bosnjës dhe Hercegovinës pyesin publikisht përse janë ndërmarrë hetime të reja, përse ato kanë zgjatur 1 një vit e gjysmë dhe përse ka kushtuar 160 mijë euro.

“Kush ka paguar për këto hetime dhe kush i ka marrë këto të holla”, pyet Drejtoria e Fluturimeve Civile të Sarajevës.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net