I aksidentuari Ali Ahmeti, porosi nga spitali (FOTO)
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti si duket nuk e ka përjetuar keq aksidentin e sotëm dhe ka gjetur kohë për Facebook. Në profilin zyrtarë të kreut të integristëve pak minuta pasi ka pritur në vizitë Ilir Metën, në spitalin e e Tetovës ku ndodhet Ali Ahmeti, është postuar një foto ku Ahmeti përshkrimin e bënë në vetën e parë që lë të kuptohet se ai është marrë me Facebookun thuhet: “Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhepse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë”.
Ai më pas ka lënë edhe një porosi për të gjithë qytetarët të cilët kanë treguar kujdes dhe dashamirësi. “Ju falëminderit të gjithë juve për kujdesin dhe dashamirësinë e shprehur, qofshi gjithëmone mirë ju dhe më të dashurit tuaj”, thuhet në mesazhin e Ahmetit.
I ka thënë këto fjalë vet Ahmeti, apo është ndonjë gaf i rradhës i personave që paguhen për këtë punë mbetet të shihet ditëve në vijim. /tetova1.com/








