Ilir Meta dhe “21 Janari”, fat i keq për Ali Ahmetin
|
Sot bëhen plot katër vite nga protestat e “21 Janarit” në Tiranë, ku protestuesit të cilët dolën masovikisht në rrugë për të protestuar kundër aferës koruptive ku ishte i imlikuar edhe Ilir Meta, kryetar i parlamentit të Shqipërisë. Megjithatë kjo ditë e gjenë Metën në Maqedoni, ndoshta për ti ikur mediave dhe popullit në Shqipëri. Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak ditë më vonë. Të gjithë të qëlluar mes orës 16:00-16:10. Demostruesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda vdiqën atë ditë, shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve Aleks Nika, i plagosur rëndë ndërroi jetë në një spital në Turqi.
Ilir Meta dhe “21 Janari”, fat i keq për Ali Ahmetin
Ndonëse para katër vitesh ishin protestat kundër Metës që patën pasoj 4 viktima, sot në Maqedoni derisa ishte duke shkuar për tu takuar me Ilir Metën kreu i BDIsë, Ali Ahmeti pëson aksident automobilistik duke marë lëndime ai dhe shoferi i tij. Ahmeti tani është i shtrirë në spitalin e Tetovës, ndërsa shoferi i tij në klinikën e Shkupit.
Meta “qëllimisht” caktoi këtë datë që mos jetë në Shqipëri
Ndonëse një datë mjaftë e rëndësishme për drejtësinë dhe politikën e shtetit shqiptar, kryetari i parlamentit të Shqipërisë nuk ndodhet në vend për të kujtuar “21 Janarin” dhe vrasjen makabre të katër protestuesve paqësor nga ana e rojeve të kryeministrisë. 21 Janari ishte një nga arsyet kryesore të dilemave të kryeministrit Edi Rama për një koalicion me Ilir Metën. Ndërkaq, 4 vjet pas vrasjeve në bulevard, Lëvizja Socialiste për Integrim u është bashkuar homazheve të Partisë Socialiste në kujtim dhe nderim të viktimave të pushtetit të Sali Berishës. Përfaqësues të LSI, por edhe të partive të tjera të majta, kanë marrë pjesë dje në ceremoninë për të nderuar Ziver Veizin, Faik Myrtajn, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën, të pushkatuar nga Garda e Sali Berishës tre vjet më parë. Megjithatë shkuarja e përfaqësuesve të LSIsë kishte ngjallur protesta. Një grup qytetarësh patën protestuar pranë vendit ku po zhvilloheshin homazhet, kundër deklaratës së atëhershme të kryetarit të LSI, Ilir Meta, i cili i cilësoi protestuesit e 21 Janarit si kokëpalarë. Ata u përplasën me policinë, e cila shoqëroi dy prej tyre, me pretendimin se protesta ishte organizuar pa leje. Protestuesit u shprehën të indinjuar për deklaratën e Ilir Metës tre vjet më parë. “Jemi këtu për të përkujtuar ngjarjen e 21 janarit, ishim 10 veta shumë paqësorë. Jemi për tu solidarizuar me të varfrit, jemi të gjithë kokëpalarë”, u shpreh njëri nga protestuesit.
/Tetova1.com/










